Aksident i rëndë në mbrëmje pranë Kopshtit Zoologjik, mbërrin ambulanca, raportohet për të plagosur

Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në “Unazën e Re”, pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, të paktën një makinë tip “Mercedes Benz” është përfshirë në aksident dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Raportohet se nga aksidenti ka të plagosur. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur tashmë në vendngjarje.

Një ditë më parë në të njëjtën zonë në një tjetër aksident humbi jetën një 29 vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com