70 viktima për 2 pengje, Irani: Gaza bëhet varrezë për sionistët, gjenocid nga SHBA e Izraeli

Dy pengje izraelite janë shpëtuar në qytetin kufitar të Rafahut, në një operacion ushtarak të Izraelit, që i kushtoi jetën të paktën 70 civilëve palestinezë. Siç bëri të ditur Telavivi, operacioni për lirimin e pengjeve, Fernando Marman, 60 vjeç dhe Louis Har, 70 vjeç nisi rreth orës 2 të natës, kur forcat izraelite mësynë një godinë në zemër të Rafahut, të mbështetur nga sulmet ajrore.

Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, tha se ushtarët i kishin mbrojtur pengjet me trupat e tyre, gjatë përleshjes së armatosur me terroristët.

“Në një operacion të përbashkët shpëtimi të forcave të mbrojtjes, atyre të shërbimeve sekrete dhe ekipin e policisë Swat, shpëtuam Louis Hare dhe Fernando Marman, të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor. Ishte një operacion kompleks shpëtimi në zemër të Rafahut”, tha zëdhënës i ushtrisë Daniel Hagari.

Por sipas autoriteteve në Rripin e Gazës, të paktën 67 civilë ishin vrarë në bombardime, gjatë operacionit izraelit për shpëtimin e pengjeve, ndërsa AFP foli më herët për 100 viktima. Ndërhyrja e forcave izraelite erdhi teksa komuniteti ndërkombëtar ka intensifikuar paralajmërimet ndaj Netanjahut, për të hequr dorë nga planet e një mësymje tokësore në Rafah, ku janë të strehuar rreth 1.5 milionë palestinezë. Por kryeministri izraelit, ritheksoi se vetëm presioni ushtarak do të çojë në lirimin e të gjitha pengjeve. Ndërsa ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, i cilësoi këto si gjenocide të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara në Rripin e Gazës dhe tha se territori ishte kthyer në një varrezë për sionistët.

Sakaq shefi i diplomacisë europiane, Josef Borrell, dënoi numrin e lartë të viktimave në Gaza dhe theksoi se BE-ja nuk po e furnizon Izraelin me armatime.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com