Një i moshuar nga Kërçova në Maqedoninë e Veriut ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit, teksa pronari i banesës T.J. 79-vjeç ishte ende duke fjetur.
Flakët u përhapën me shpejtësi dhe pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, i moshuari nuk mundi të mbijetonte.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e zjarrit.