Zbulohet arsyeja pse Kim Kardashian mungoi në festën pas Met Gala-së

Mungesa e Kim Kardashian në festimet pas mbrëmjes së Met Gala-së ishte e dukshme, ku shumë u shqetësuan rreth saj sidomos pasi beli i saj i hollë ngjalli dyshime në internet.

Paraqitja e saj në Met Gala tërhoqi vëmendjen e publikut teksa ishin të shumtë komentuesit të cilët pyesnin, “A është duke marrë frymë?”, “Sa brinjë ka hequr?”, etj.

Në fakt jo! Nuk ishte veshja e Kim që e pengoi yllin 43-vjeçar të merte pjesë në festë.

Ajo udhëtoi direkt për në Europë, ndërsa ishte planifikuar të fliste në Festivalin OMR 2024 në Hamburg, Gjermani më 7 dhe 8 maj.

Duke dëshmuar se me të vërtetë mund t’i bëjë të gjitha, Kim zbarkoi në Hamburg në orën 15:00 të së martës, pasi eci në tapetin e kuq rreth orës 19:00 me orën e Nju Jorkut të hënën në mbrëmje.

Gjermania është gjashtë orë përpara Nju Jorkut duke bërë dy paraqitjet e saj me vetëm 13 orë diferencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *