Video/ Leonardo DiCaprio bëhet 49 vjeç, kërcim i egër në restorantin italian. Kush ishin të famshmit që festuan me aktori

Leonardo DiCaprio festoi ditëlindjen e tij të 49-të të shtunën, më 11 nëntor. Ylli i njohur organizoi një festë të madhe në Beverly Hills në restorantin italian të të famshmëve, “Giorgio Baldi”.

Një video e publikuar nga TMZ tregon aktorin të veshur me një bluzë klasike të zezë dhe kapele, duke kërcyer egërsisht. Madje, në një moment ai ka kënduar dhe ka repuar me Lil Wayne, i cili ka qenë aty për të argëtuar mysafirët e tij.

Në mesin e të ftuarve, natyrisht, ishin disa nga emrat më të mëdhenj të showbiz-it, duke përfshirë Lady Gaga, Salma Hayek, Kim Kardashian, Snoop Dogg, Rita Ora, Olivia Wilde, Chris Rock, Zoe Saldana dhe Kate Beckinsale.

Në festë ka qenë edhe partnerja e re e DiCaprios, modelja 25-vjeçare Vitoria Serretti, me të cilën sipas burimeve ka shkëmbyer puthje dhe përqafime. Aktori është parë gjithashtu duke drekuar me mikun e tij të mirë, Tobey Maguire. Festa ka zgjatur deri në 4 të mëngjesit, sipas Daily Mail./Liberale.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com