VIDEO/ Karrige e grushte kokës, rrihet në mënyrë brutale reperi i njohur shqiptar në Greqi

Reperi me origjinë shqiptare, i cili aktualisht jeton në Greqi, është rrahur në mënyrë brutale nga disa persona të maskuar teksa ndodhej në parukeri në Athinë. Në momentin që ka ndodhur ngjarja 29-vjeçari ka qenë live në Tik Tok kur personat e maskuar e kanë gjuajtur me grushte dhe shkelma.

Ndërkohë që në video shihet se kanë hyrë për t’i ndarë edhe punonjëset e parukerisë, por dhuna ndaj reperit nuk ka ndalur.

Teodor Agustin Gega i njohur me emrin e artit Sin Boy është i njohur për disa këngë virale dhe lidhjen e dashurisë që ka pasur me këngëtaren Rina Balaj.

Video është bërë virale në rrjet, por komentuesit mendojnë se ajo është false dhe sulmi është krijuar nga vetë reperi për famë./m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *