Jennifer Aniston dhe Sandra Bullock “kapen mat” në klinikën e operacioneve

Fotot e Jennifer Aniston dhe Sandra Bullock duke dalë së bashku nga një klinikë e kirurgjisë plastike po bëjnë xhiron e internetit.

Agjencitë ndërkombëtare si Daily Mail publikuan fotografinë Aniston 55 vjeç dhe Bullock 59 vjeç duke u larguar nga klinika, për të cilën e njëjta agjenci thotë se është e specializuar në tërheqjen e fytyrës dhe rinoplastikën.

Sipas Daily Mail, atyre iu bashkua bashkëshortja e aktorit Jason Bateman, Amanda Anka. Të treja aktoret u panë duke u larguar nga Retreat At Split Rock që ndodhet në Greenwich, Connecticut.

Është një nga klinikat më të njohura të vizituara nga yjet e televizionit dhe filmit.

“Ai është i specializuar në procedurat e sipërme dhe të poshtme të fytyrës, të cilat kushtojnë nga 50,000 deri në 100,000 dollarë secila, si dhe në zmadhimin e vetullave dhe syve që kushtojnë rreth 30,000 dollarë secila”, thuhet në raport.

Për vizitën te kirurgu plastik, aktoret u veshën casual me rroba të zeza për të rënë sa më pak në sy. Megjithatë, ka qenë kapela e Aniston-it që ajo mbante për të fshehur fytyrën, siç thekson Daily Mail, detaji që tërhoqi vëmendjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *