VIDEO / Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, të paktën tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur paraditen e së premtes në tunelin e Kalimashit.

Sipas policisë, janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Nga ky aksident janë plagosur 3 persona, të cilët kanë përfunduar në spital.


Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Stylish GIF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com