Vetëm 4 ditë më parë u mblodhën paratë për kurimin e tij, 31-vjeçari nga Blishti nuk ia del, ndahet nga jeta pas sëmund

I diagnostikuar me sëmundje të rëndë, 31 vjeçari nga Bilishti nuk mbijetoi, bashkia mesazh ngushëllimi për familjen.

Joan Nasto, 31 vjeçari nga qyteti i Bilishtit, që ishte diagnostikuar me sëmundje të rëndë nuk ka mundur të mbijetojë.

Sot në mbrëmje, të afërmit kanë njoftuar ndarjen nga jeta të 31 vjeçarit, ndërsa bashkia Devoll ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh ngushëllimi.

“Po përjetojmë dhimbje të madhe sikurse familja Nasto për ndarjen nga jeta të djalit të tyre, Joani Nasto.

Ndajmë dhimbjen tonë për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut, mikut dhe punonjësit të devotshëm të institucionit tonë.

Sot e përgjithmonë do ta kujtojmë për edukatën dhe përkushtimin e tij ne punë.

Shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjen e respektuar, miqtë, kolegët e tij dhe mbarë opinionin publik.

U prehtë në paqe!’ thuhet në mesazhin e publikuar nga Bashkia Devoll.

Joan Nasto u diagnostikua në dhjetor 2022 me limfome difuze me qeliza te medha B ne stadin IV me infiltrim gastrik.

Pas disa muajsh kimioterapi në Selanik në spitalin Theagenio, u duk sikur situata kishte përmirësim dhe mjeket i dhanë shpresa pozitive Por, papritur, sëmundja u rikthye më agresive se herën e parë dhe zgjidhja e vetme që dhanë mjeket ishte transplanti autolog i qelizave staminale.

Ky trajtim më i specializuar në spitalin ‘Papanicolau” Selanik kushtonte deri në 100 mije euro. Kjo shumë ishte e papërballueshme për familjen Nasto që para pak vitesh kishin humbur dhe babain.

Për kurimin e 31 vjeçarit Joan Nasto u apelua për ndihmë, e cila me sa rezulton, për fat të keq, nuk ka mundësuar gjithsesi ti shpëtohet jeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *