Aksident i rëndë në Durrës, autobusi përplas këmbësorin, detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës pak më parë, ku një autobus ka përplasur një këmbësor.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën “Adria”, në hyrje të qytetit bregdetar, ndërsa raportohet se këmbësori është transportuar menjëherë në spital, me shenja jete.

Nuk dihet ende gjendja e tij, ndërsa pritet reagimi i policisë për më shumë detaje mbi ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com