Mjeshtri i karikaturës, Bujar Kapexhiu, ka sjellë me artin e tij disa nga personazhet publike, politikanë, gazetarë, analistë të njohur, të paraqitur me elementët e tyre personifikues, plot stil dhe ngjyra.
Veprat e artit nuk do të paraqiten në ndonjë ekspozitë, por në restorantin më të ri të kryeqytetit me emër “Hallishverish”, ku përveçse shijimit të gatimeve, gjithsecili mund të largohet duket porositur një pikturë, me çfarëdo personazhi që dëshiron, në të njëjtin stil të veprave të ekzpozuara.
“Sot në Tiranë përurohet një restorant i veçantë me një emër origjinal “HALLISHVERISH” ku tregëtoen gatime me prodhime deti të cilësisë më të lartë. E veçanta e këtij restoranti është se në mjedisin e tij janë ekspozuar vepra arti, portrete të politikanëve, gazetarëve dhe analistëve më të spikatur në median shqiptare. Këto punime janë në shitje me formatin e porositësit dhe sipas këtij stili mund të porositen nga kushdo që dëshiron të ketë një portret të tijin artistik ose për dhuratë. Një vizitë në këtë mjedis do tju frymëzojë e befasojë për artin kulinar dhe artin figurativ. Mirë se të vini! Ju presim me buzëqeshje dhe ju përcjellim te ngopur dhe me një vepër arti.
Adresa: Përballë restorant Rozafa të vjetër pas pallatit me kollona”, shkruan Kapexhiu në Facebook, pranë pikturave të shpërndara.
Me një karrierë të gjatë, Kapexhiu nuk njihet vetëm si karikaturist. Kontributi i këtij artisti poliedrik shpërfaqet edhe si aktor, regjisor, prezantues, analist, pedagog, skenarist etj. Ai është nderuar në 2019 me titullin “Nderi i kombit”, krahas titujve të mëparshëm si “Artist i merituar” dhe Mjeshtër i Madh i Punës”.