”Naim Murseli është thyer para policisë”/ Milaim Zeka flet për vrasjen e Liridonës: Do dalin gjëra të rënda bren

Gazetari Milaim Zeka tha se Naim Murseli tashmë është thyer nga policia dhe do të dalin në dritë gjëra shumë të rënda.

Sipas gazetarit një person i cili është i aftë që me gjakftohtësi të organizojë vrasjen e gruas në sy të fëmijëve të tij, është tipi i personazhit që do të thyet para policisë.

Zeka theksoi se motivi i vrasjes ka për të dalë, ndërsa shtoi se paratë nuk mund të jenë kurrsesi motivi për këtë ngjarje makabër.

“Unë jam shumë, shumë i bindur që policia e Kosovës dhe prokuroria do të arrijnë ta zbulojnë motivin, pasi karakteri i një njeriu të tillë, që organizon vrasjen e gruas në prezencë të fëmijëve, se ndodh që e kanë vrarë gruan aksidentalisht, e personazhe të tillë bëjnë edhe vetëvrasje, por ta organizosh vrasjen të tillë, ti e ke mirëmendruar.

Reklamo ne TiranaWeb

Që të organizosh vrasjen e gruas në sy të fëmijëve, ti duhet të jesh një vrasës i tmerrshëm. Ky njeri tashmë është thyer para policisë, pasi e ka pranuar të gjithë organizimin, por do dalin gjëra shumë të rënda nga hetimet.

Do dalin gjëra të rënda nga hetimet, do dalin gjëra të rënda brenda familjes. Por një gjë e them me përgjegjësi, paratë nuk janë motivi”,-tha Milaim Zeka në një intervistë për Euronews Albania.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *