“Kemi kaluar stuhi dhe dallgë”, Agron Llakaj flet si rrallëherë për bashkëshorten

Aktori i mirënjohur Agron Llakaj, i ftuar në “Wake Up”, ka folur për rolin e tij në filmin “5 Herë Jo”. Gjatë intervistës, Llakaj ka folur edhe për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së tij, Kostandinës.

“Ne kemi një shprehje: që domatja të rritet, ka nevojë për hurin. Që unë jam ngjitur lart, baza ka qenë Kostandina. Ajo ka rritur fëmijët tanë, sakrifikoi që unë të bëhesha aktor. Nuk jemi çifti i përsosur, kemi pasur dhe zënka. Kemi kaluar stuhi dhe dallgë. I lutem Zotit që ta kem pranë sa më gjatë e të ketë shëndet”, tha aktori i mirënjohur.

Ti je shumë i lidhur me familjen, me fëmijët dhe nipërit e mbesat. A do të doje që ata të ndiqnin rrugën tënde të artit?

“Jam rritur në një familje të madhe, ishim 7 fëmijë. Baza për suksesin është familja. Të ndihesh i rrethuar nga familja, është dhurata më e madhe. Unë nuk u imponoj atyre asgjë. Nëse Zoti ka vendosur që diçka nga unë ta trashëgojë te nipërit dhe mbesat, le të vijë natyrshëm.

Reklamo ne TiranaWeb

Lufta e artistit është që të përsosesh. Është një art që e dashuroj, jetoj me këtë art, jo vetëm ushqehem. Kur kthen kokën mbrapa sheh një punë të jashtëzakonshme. Arti nuk ka moshë. Shoh që tani ka humbur interesi te libri. Nuk është një e ardhme e shëndoshë e një shoqërie të shëndoshë. Humori ka fuqi. E unë mundohem që të kem kontributin tim te kjo”, tha Llakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *