Vdekja e Prigozhin, Putin: Brenda aeroplanit u hodhën granata, trupave duhej t’u ishte bërë testi i alkoolit

Sipas Vladmir Putinit, avioni me të cilin po udhëtonin mercenarët e Wagner-it bashkë me shefin e tyre, Yevgeny Prigozhin u rrëzua nga një granatë dore dhe jo nga ndonjë sulm me raketë.

Sipas liderit rus, granatat e dorës shpërthyen nga brenda aeroplanit duke bërë që mjeti fluturues të rrëzohej, duke i marrë jetën kështu Prigozhin-it.

Avioni privat Embraer me të cilin Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg u rrëzua në veri të Moskës duke vrarë të 10 personat në bord më 23 gusht, duke përfshirë dy figura të tjera kryesore të Wagner, katër truprojat e Prigozhin dhe një ekuipazh prej tre personash.

Sipas Putinit, anëtarët e Wagner-it mund të kenë qenë të dehur, ndërsa informacionet e tij, ai ia atribuoi Komitetit Hetimor të Rusisë.

“Fragmente granatash dore u gjetën në trupat e të vrarëve në aksident”, tha Putin në forumin “Valday”.

“Nuk kishte asnjë ndikim të jashtëm në aeroplan, ky është tashmë një fakt i vërtetuar,” shtoi Putin, duke i hedhur poshtë pohimet e zyrtarëve të paidentifikuar amerikanë, të cilët thanë menjëherë pas rrëzimit se ata besonin se bëhej fjalë për sulm.

Putin nuk dha më shumë detaje se si një granatë ose disa granata mund të ishte shpërthyer në bord, por tha se ai mendonte se hetuesit kanë gabuar që nuk kanë kryer teste alkooli dhe droge në trupat e atyre që vdiqën në aksident, duke pasur parasysh një sasi kokaine ishte gjetur në zyrën e Wagner në Shën Petersburg në të kaluarën.

Ndërkohë, kujtojmë se grupi hetimor nuk ka dhënë ende detaje për shkakun e rrëzimit të aeroplanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com