Vazhdojnë luftimet afër spitalit Al Quds në Gaza, flet njëri nga të mbijetuarit: Ikëm nga një rrugë…

Nuk ndalen sulmet në Gaza. Raportohet se ka pasur luftime pranë spitalit Al Quds. Korrespondenti i BBC, Rushdi Abualouf, duke iu referuar dëshmisë së Hamouda Musa, 34-vjeç, thekson se ky i fundit ishte një nga njerëzit e fundit që shpëtoi nga një ndërtesë përballë spitalit.

“Unë dhe fqinji im ishim në ndërtesë. Pashë nga dritarja. Kishte katër tanke dhe një buldozer. Ata erdhën nga bregu. Ata po qëllonin intensivisht drejt një ndërtese banimi aty pranë. Ne ikëm nën një breshëri plumbash, nga një rrugë e pasme,” thotë ai, duke shtuar se ata mbijetuan “mrekullisht”.

Gati dy javë më parë, mjekët në spital thanë se u ishte thënë të evakuoheshin, por thanë se ishte e pamundur të zhvendoseshin pacientët në kujdesin intensiv dhe foshnjat në inkubatorë. Një mjek në spital i tha BBC-së se “bombardimi i rëndë” ndodhi pranë spitalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *