U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari në Fier (EMRI)

Gjatë mbrëmjes së sotme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në qytetin e Fierit.

Një automjet tip “Fouristradë” përplasi një këmbësor, i cili mori dëmtime të rënda dhe u transportua menjeherë në spital.

Policia njofton se 50-vjeçari, Dritan Gjinaj nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat nga policia, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *