VIDEO / “Më i mirë Gjini, se Pjerini”… Rithemelimi Lezhës i ngre këngë Gjin Gjonit nën avujt e alkoolit

Pas zgjedhjes si kryetar i  Rithemelimit në Lezhë, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, vijon aktivitetin me militantët e foltores në tryezat e mbushura.

Një nga këto, ku nuk ka munguar pija e ushqimi me shumicë, në mesin e çakërqejfit ka nisur edhe kënga, siç ndodh në zijafetet shqiptare.

E në mesin e këngëve, njëra i është kushtuar Gjin Gjonit, ku refreni ishte “më mirë Gjini se Pjerini”, duke ju referuar kryebashkiakut të Lezhës. Kreu i ri i foltores për Lezhës, duket se po i pëlqen statusi i ri, pasi shikohet i qeshur, e i gëzuar.

Gjin Gjoni i hyri politikës me partinë e Berishës, pasi dha dorëheqjen nga drejtësia, duke mos pranuar hyrjen në vetting.

Gjatë kohës kur punonte si gjyqtar, apo edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjoni konsiderohej si “gjyqtari me rolex”, që mori shkas nga luksi që tregonte në pamjen e jashtme dhe mënyrën e jetesës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *