U dyshua se ishte rrëzuar, 53-vjeçarin e përplasi për vdekje i riu me makinë, si ndodhi ngjarja në Kurbin?

Fillimisht u dyshua se një 53-vjeçar kishte ndërruar jetë ditën e djeshme pasi ishte rrëzuar në aksin Laç-Milot, por hetimet e policisë kanë zbardhur dinamikën e vërtetë të ngjarjes.

53-vjeçari u përplas nga një 28-vjeçar që po drejtonte makinën tip “Benz”, në këtë aks. Ky i fundit është vënë në prangat e policisë, pasi ishte larguar nga vendngjarja.

“Nga këto veprime rezultoi se shtetasi E. S. ka përplasur me automjet, shtetasin L. K. dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, 53-vjeçari humbi jetën në vendngjarje”, bën me dije policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *