Tragjike në Tiranë, gjenden të vdekura dy vajza nga Ukraina, dyshohet se…

Dy vajza nga Ukraina me banim në Tiranë janë gjetur të pajeta.

Informacionet e para flasin për vdekje të shkaktuara nga over-doza. Grupi hetimor raportohet se ka gjetur pranë trupave disa ilaçe dhe substanca të tjera.

Dy shtetaset ukrainase 25 dhe 40 vjeç janë gjetur të vdekura tek zona e “Selvisë” në Tiranë.

Për ngjarjen e rëndë pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë që do të sqarojë rrethanat dhe identitetin e viktimave.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *