Kishte armiq në Shqipëri, Roan Brahimi “braktisi” Emiratet e Bashkuara ditët e fundit, donte të festonte Pashkët me të birin

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ekzekutimit mbrëmjen e djeshme në Athinë të 32-vjeçarit Roan Brahimi.

Siç raportojnë mediat greke, Brahimi kishte ardhur në Greqi për Pashkë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qëllimi i tij ishte të vizitonte bashkëshorten dhe djalin e vogël 7 vjeç, të cilët jetonin në Virona të Athinës, pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Burimet bëjnë gjithashtu me dije se çifti dyshohet se zotëronte edhe një banesë tjetër në Athinë.

 

Në Greqi Brahimi rezulton me skedë të pastër penalë ndërkohë që bashkëshortja e tij është shprehur për grupin hetimor se ai kishte armiq në Shqipëri./m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *