Dy vajza nga Ukraina me banim në Tiranë janë gjetur të pajeta.
Informacionet e para flasin për vdekje të shkaktuara nga over-doza. Grupi hetimor raportohet se ka gjetur pranë trupave disa ilaçe dhe substanca të tjera.
Dy shtetaset ukrainase 25 dhe 40 vjeç janë gjetur të vdekura tek zona e “Selvisë” në Tiranë.
Për ngjarjen e rëndë pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë që do të sqarojë rrethanat dhe identitetin e viktimave.
/a.r