“Ti je aty për katër vjet, mua më ke pas gjithë jetën”, gazetari: Dumani është kërcënuar nga Dubai me SMS

Kryeprokurori i SPAK është kërcënuar përmes një mesazhi telefonik nga një eksponent i krimit që ndodhet i strehuar në Dubai. Kështu u shpreh këtë të enjte gazetari Arian Curri në Top Channel.

Sipas tij, ky mesazh telefonik ka qenë edhe shkaku që Altin Dumani është shfaqur i frikësuar gjatë raportimit të tij një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, shkruan javanews.al

“Ti je aty për katër vite, por mua do më kesh pas gjithë jetën”.

Kjo është përmbajtja e SMS që ka marrë kreu i Prokurorisë së Posaçme sipas Currit, i cili nuk ka dhënë detaje se cili është kërcënuesi.

JAVANEWS.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *