“S’ke treguar personalitet”/ Jetmiri e kritikon, Ilnisa s’i përgjigjet dot

Me sfidën e re të “Vëllait të Madh”, Jetmiri i cili shtypi pulsantin e vendosur në shtëpi, i pari, është i vetmi që lejohet të flasë nga banorët e tjerë. Ai ka përfituar nga rasti për të kritikuar dhe për të dhënë mendim për secilin prej tyre të cilët e kanë të ndaluar të flasin dhe duhet të komunikojnë me shenja. Në një përballje me Ilnisën ai i  thotë se ka treguar pak personalitet në debatet me Eglën dhe Julin.

“Që t’i bësh moral dikujt duhet që në njëjtën kohë t i të kesh vepruar me logjike të shëndoshë shpesh herë ke treguar pak personalitet në përplasje me Eglën dhe të njëjtën gjë ke bërë dhe me Julin, je quajtur drejtoreshë e ujërave të zeza dhe i thoje shpirti, “ma jep pak çakmakun sepse tjetër bën dhe tjetër thua. Ky është mendimi im”, thotë ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *