Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur një mënyrë për të luftuar ‘zemrën’ e tumoreve kancerogjene dhe duke i hapur rrugë trajtimit me sukses të sëmundjes që shpesh rezulton të jetë me pasoja fatale për jetën e njeriut. Strategjia funksionon duke aktivizuar një ‘bombë me sahat’ në që lidhen me enët e gjakut të tumorit.
Këto qeliza kontrollojnë hyrjen në indin tumoral dhe derisa të hapen, qelizat imunitare nuk mund të luftojnë kancerin. “Bomba me sahat” është në fakt një receptor ‘vdekjeje’ i quajtur Fas ose CD95. Kur aktivizohet nga antitrupi i duhur, nxit vdekjen e programuar të qelizës.
Shkencëtarët e universiteteve California, David dhe Indiana thonë se deri më tani Fas është “nënvlerësuar në imunoterapinë e kancerit”.
Deri më sot, asnjë antitrup Fas nuk është testuar klinikisht.
“Përpjekjet e mëparshme për të shënjestruar këtë receptor nuk kanë qenë të suksesshme. Por tani që e kemi idenitifikuar, mund të jetë një hap përpara që ta shënjestrojmë Fas te tumoret”, thanë studiuesit.
Antitrupi i lidhur pas një pjese specifike të receptorit është në fakt butoni vrasës i qelizës.
Pas shkatërrimit të kësaj bllokade, terapi të tjera ndaj kancerit mund të vazhdojnë.