Tentoi të vriste më gërshërë hekuri një 37-vjeçar, arrestoheti i riu në Elbasan

Një i ri me inicialet A.B, 28-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi tentoi të vriste me gërshërë hekuri një 37-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës dhe dyshohet se ka ndodhur për një zënkë me motive të dobëta.

37-vjeçari pas konfliktit është drejtuar në spital ku edhe ka marrë mjekimin e duhur. Ai vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit se në mesditë, në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim, i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi M. T., 37-vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar menjëherë punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat u kap dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, shtetasi A. B., 28-vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se 28-vjeçari ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin M. T., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në një lokal në lagjen “Dyli Haxhire”. I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *