Shqipëria dhe Kosova do të kenë një protokoll të përbashkët për kalimet kufitare, për të menaxhuar fluksin dhe lëvizjen e lirë mes dy vendeve.
Protokolli pritet të nënshkruhet të dielën nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe homologu i tij, Xhelal Sveçla.
“Dy ministrat do të nënshkruajnë protokollin për Implementimin e Kontrollit të Përbashkët Kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë-Morinë, Qafë-Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush,” njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
Një protokoll për pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë/Kukës u nënshkrua nga palët shqiptare në dhjetor 2018.
Marrëveshja parashikon procedura të njehsuara për rastet e personave të ndaluar apo nën arrest; kontrollin e detyrueshëm të personave, automjeteve e mallrave; dhe nisur nga sezoni turistik veror, edhe bashkërendim të operacioneve për të lehtësuar procedurat e për të ulur ngarkesën në qarkullim në pikat e kalimit kufitar.
/a.r