Scott Disick mori “mbidozë” Ozempic, si e bindi Kourtney të hiqte dorë?

Kourtney Kardashian ishte ajo që arriti të bindte Scott Disick të ndalonte përdorimin e Ozempic dhe të kërkonte ndihmë profesionale.

Personazhi televiziv ishte e shqetësuar kur pa humbjen e madhe në peshë të ish-partnerit të saj 45-vjeçar, me të cilin ka tre fëmijë. Sipas DailyMail, ishte ajo që e këshilloi të kërkonte ndihmë pasi e shihte se po humbiste gjithnjë e më shumë peshë dita ditës.

Kourtney ka qenë shumë e shqetësuar për të dhe dëshiron ta shohë Scottin sa më të shëndetshëm. Fëmijët e saj kanë nevojë për babanë e tyre”, tha një burim nga ambienti i tyre.

Më pas ai shpjegoi se të dy mund të mos jenë më në një lidhje, por Courtney ende kujdeset për babain e fëmijëve të saj.

Është një betejë e vështirë dhe e vazhdueshme që po bën Scott. Por ajo që të gjithë duan është ta shohin atë të shëndetshëm dhe të lumtur”, tha burimi.

Disick thuhet se i është drejtuar një nutricionisti për ta ndihmuar atë të përballet me balancën e peshës pas thashethemeve për pamjen e tij të re.

Scott pranoi se duhej të ndalonte marrjen e Ozempic pasi pa fotot e tij dhe protestat e publikut për humbjen e peshës së tij”, tha një burim për DailyMail.com, duke shtuar:

“Ai mendoi se dukej mirë sepse ishte përsëri më i dobët, pa e kuptuar se kjo ishte jo e shëndetshme. Ai tani po punon me një nutricionist për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe për të mos fituar peshën që ishte më parë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *