Sara Gjordeni reagon sërish dhe ka dy fjalë për fansat, zbulon nëse do të rikthehet në BBV


Sara Gjordeni mbrëmjen e kaluar konfirmoi shtatzëninë me Bardhin, me të cilin u lidh brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Pas lajmit të bukur që ndanë me publikun, dyshja bënë edhe disa reagime në rrjetet sociale. Sara tregon se kjo ishte arsyeja se përse u shkëput nga rrjetet sociale e pse nuk do ketë një rikthim në Big Brother.

“Vetëm 4 javë që drita jonë është mes nesh por gëzimi ishte aq i madh sa të dy donim ta ndanim me dashamirësit tanë sa më shpejt, e të gëzonim ato zemra që aq fort besuan tek ne e na mbështetën në çdo hap. Urojmë të kuptoni tërheqjen tonë sado të paket nga rrjetet dhe emisionet këto kohë. Sidomos timen. Kjo lumturi kaq e madhe për ne është edhe arsyeja përse nuk do te kemi një rikthim në Big Brother. Mendojmë se kemi fituar SHUMË më tepër edhe se fituesi real i këtij edicioni. Ajo shtëpi na forcoi lidhjen e njëri-tjetrit prej së cilës sot po krijohet një frymë tjetër. Pjesa tjetër urojmë të respektojnë këtë moment i cili për ne, në fund të ditës mbetet një tjetër emocion i madh për tu procesuar mes një vorbulle emocionesh të tjera. Sara dhe Bardh Idrizi”- shkruan ajo.


c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *