Begaj takohet me zv.kryeministrin e Italisë: Shqipëria mbetet e përkushtuar në rrugën euroatlantike

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një takim në Kalabri me zëvendës Kryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani.

Begaj ka publikuar në rrjetin e tij social “X” foto nga takimi me Antonio Tajani. Presidenti thotë se gjatë takimit dyshja diskutuan për partneritetin e qendrueshëm strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë.

Begaj ritheksoi se Italia mbetet partneri i pazëvëndësueshëm strategjik për vendin tone, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve tona politike, ekonomike e social kulturore.

Presidenti  falenderoi  zv.kryeministrin e Italisë për mbështetjen që italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkusjtimin e palëkundur të Shqipërise për integrimin në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu Begaj  siguroi zv. kryeministrin Tajani për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe me tej bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale.

“Ishte kënaqësi të takova zëvendëskryeministrin dhe MPJ të Italisë, Antonio Tajani. Ne theksuam partneritetin tonë të qëndrueshëm strategjik, miqësinë e thellë dhe vlerat e përbashkëta në bashkëpunimin ndërkombëtar. Shqipëria mbetet e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike”, shkruan Begaj në “X”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *