Rreh nënën, arrestohet 31-vjeçari, policia: Vodhi edhe telefonin e babait të tij dhe e shiti

Një 31-vjeçar nga Cërriku ra në prangat e Policisë, pasi ushtroi dhunë ndaj nënës së tij.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ky shtetas dyshohet gjithashtu se i ka vjedhur celularin babait të tij dhe më pas e ka shitur atë.

“DVP Elbasan-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur me fjalë. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur celularin babait të tij dhe më pas e ka shitur atë” tha policia në reagimin e saj.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com