Rithemelimi me bluza të stampuara me Berishën në Kuvend, Balla: Fyerje! Mbani në gjoks një person të akuzuar për korrupsion

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e ka cilësuar fyerje paraqitjen e deputetëve të opozitës në Kuvend, me bluzat e stampuara ‘Lironi liderin e opozitës”.

Balla tha se i duket qesharake që ‘të jesh në Kuvend dhe të flasësh për luftën kundër korrupsionit, duke mbajtur në gjoks një person të akuzuar për korrupsion’.

Ndër të tjera ai tha se i kupton që e bëjnë në shenjë mirënjohje, pasi mendojnë se ia kanë borxh Berishës, që janë në sallën e Kuvendit.

Duket më shumë se qesharake që të jesh në Kuvend dhe të flasësh për luftën kundër korrupsionit, duke mbajtur në gjoks një person të akuzuar për korrupsion. Një qytetar që të sheh nga televizori, sheh një person të akuzuar për korrupsion.

Nuk kam folur prej muajsh për këtë çështje dhe nuk më takon të flas edhe për shkakun jam personi që kam ngritur kallëzimin për këtë rast.

Por, minimalisht, edhe një sugjerim në formë kritike për drejtuesit e Kuvendit. Kuvendi ka një kod etike, ku deputetët duhet ta respektojë dhe me veshjen.

Do ta quaja fyerje prezencën e disave prej juve këtu. Jam i bindur se e bëni në shenjë mirënjohje sepse mendoni se ia keni borxh Saliut që jeni në këtë sallë. Ta veshës Luan dhe ta vesh dhe mbi kokë. Por kursejani qytetarëve këtë. Dhe mund ta bëni çdo ditë poshtë ballkonit. Ju kam parë dhe te protestat tuaja te bashkia dhe nuk ia gjej kuptimin pse duhet të shkoni te bashkia me bluzat ‘lironi Saliun’”, tha Balla./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *