Emri/ Po punonte për bukën e gojës, ja kush është punëtori i ndërtimit që humbi jetën

Personi që shihni në foto është Emiliano Frroku, 28-vjeçari i cili humbi jetën gjatë orarit të punës në Shëngjin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, kur i riu fatkeq ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte.

Pallati ishte në ndërtim e sipër. Ndërsa punëtori i ndërtimit humbi jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *