Rama: Reformën në Drejtësi e solli Partia Socialiste, jo Amerika

Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci tha se e vetmja forcë në tokë që e ka sjellë reformën në drejtësi është Partia Socialiste.

“Në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm dhe kjo si erdhi nga qielli. Janë disa që thonë e solli Amerika. Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë që është PS. Dhe të mos e harrojmë që PS e ka pasur gjithmonë që në lindjen e saj prirjen për të menduar më shumë për shtetin seç e kanë pasur forcat e tjera. Edhe PS ka bërë gabime. Por është e vetmja forcë që që në lindje të saj ka menduar për shtetin. S’ka pasur forcë tjetër. Zero.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com