Gabimi që rrëzoi qeverinë/ Gjyqtarët ngatërruan emrin e kryeministrit me atë të ministrit, e akuzuan për korrupsion

Një rast i denjë për një komedi absurde, rrëzoi qeverinë portugeze. Historia me Antonio Costa duket gjithnjë e më surreale. Kryeministri portugez dha dorëheqjen javën e kaluar pasi u publikuan lajmet për një hetim korrupsioni kundër tij. Costa kishte njoftuar drejtpërdrejt në televizion se do të largohej nga detyra, më pas dha dorëheqjen, duke thënë se kishte besim te drejtësia, por edhe duke u deklaruar plotësisht i pa përfshirë në fakte.

Në ditët në vijim, Presidenti i Republikës Marcelo Rebelo de Sousa thirri liderët e partive dhe njoftoi se do të shpallte zgjedhje të parakohshme më 10 mars 2024.

Është turp që, sipas paqartësive të ndryshme gazetareske të konfirmuara pjesërisht nga Prokuroria, nuk ishte kryeministri, por ministri Zhvillimit Ekonomik: Antonio Costa Silva. “CNN Portugal” shpjegoi se gjithçka do të bazohej në një përgjim telefonik në të cilin Diogo Lacerda Machado, konsulent dhe mik personal i kryeministrit, i premton një tjetër prej sipërmarrësve nën hetim, Afonso Salema, që të jetë në gjendje të ndërmjetësojë me ministrin, duke përmendur emrin. Personi që ka transkriptuar fizikisht përgjimin, megjithatë, do të kishte qenë personi i gabuar.

Pjesa më e madhe e akuzave ndaj ish-kryeministrit tashmë sillet rreth këtij përgjimi. Ai po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe shitje ndikimi të lidhura me investime të mëdha në tranzicionin e energjisë, veçanërisht në biznesin e minierave të litiumit, hidrogjenit të gjelbër dhe krijimin e një qendre të madhe të dhënash në qytetin e Sines.

Sipas avokatit të Lacerda Machado, kjo do të ishte e vetmja referencë për Cost-ën në të gjithë dosjen. Versioni i Prokurorisë, megjithatë, është i ndryshëm: prokurorët portugez e njohën gabimin e përhapur nga media, por gjithashtu mohuan që të kishte pasur ndonjë konfuzion mes dy personazheve dhe të kishte qenë vetëm një gabim banal nga kushdo që transkriptonte tekstin e përgjimit të telefonit.

Prokurorët pretenduan se kishin edhe regjistrime të tjera, nga ato që kanë dalë deri tani, në të cilat të përgjuarit do të përmendnin edhe kryeministrin./Liberale.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *