Kryeministri Edi Rama ka ndarë imazhet dhe një video nga pritja në Pallatin Elysee në Paris.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë i pranishëm në darkën zyrtare me presidentin francez Emmanuel Macron.
Rama prej ditës se djeshme ndodhet në Francë, në kuadër të Forumit dyditor të Paqes në Paris.
Gjatë qëndrimit në Paris, Rama ka zhvilluar dhe një vizitë në UNESCO me ftesë të drejtores së përgjithshme, Audrey Azoulay, për të adresuar në Sesionin e nivelit të lartë, me temë “Partneritete me palë të interesit në mbështetje të transformimit digjital”.