Rama: Impianti i ri i ujërave të ndotur në Burrel do të zgjidhë gangrenën e vjetër mjedisore

Puna për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve dhe impiantit të ujërave të ndotura vijon në Burrel.

Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se ky është një investim i rëndësishëm që zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore. Rama shton se nga kjo përfitojnë jo vetëm banorët e Matit, por edhe turistët që zgjedhin këtë zonë.

“Vijon puna për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve dhe impiantit të ujërave të ndotura në Burrel, një investim i rëndësishëm që zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore, nga i cili përfitojnë të gjithë banorët e Matit, por edhe turistët që zgjedhin të frekuentojnë këtë zonë të bukur të veriut”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *