Aksidenti fatal/ 29-vjeçarja u përplas për vdekje, arrestohet shoferi për shpejtësi të lartë

Policia ka identifikuar pasagjeren që humbi jetën si pasojë e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në Memaliaj-Krahës ku u përplasën 2 makina, drejtuesit e të cilëve pësuan lëndime.

Viktima është 29-vjeçarja me iniciale Dh.I., bashkëshorte e njërit prej drejtuesve të mjeteve që u përplasën, 35-vjeçarit me iniciale L.I.

Për ngjarjen, ka rënë në pranga 37-vjeçari me iniciale A.M., shoferi i automjetit tjetër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Të dy drejtuesit e dëmtuar vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, si pasojë e të cilit humbi jetën 1 shtetase (pasagjere) dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve që u përplasën, ju informojmë se u bë identifikimi i shtetases që humbi jetën, Dh. I., 29 vjeçe, bashkëshortja e drejtuesit të njërit prej automjeteve, shtetasit L. I., 35 vjeç.

Gjithashtu, në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit tjetër, shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të dy drejtuesit e dëmtuar vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com