Ra pa ndjenja në mes të fushës, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e futbollistit Dwamenas, pyeten dhe mjekët e ekipit

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të sqaruar shkakun e vdekjes së futbollistit Raphael Dwamenas në fushë.

Burime për media bëjnë të ditur se janë marrë në pyetje mjekët e ekipit dhe personeli i ambulancës.

Sulmuesi i Egnatias, Dwamena ndërroi jetë dje, teksa po luante në sfidën mes Egnatias dhe Partizanit, duke rënë ra pa ndjenja në mes të fushës

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, lojtari nuk ia doli dot të mbijetojë, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Aktualisht trupi i pajetë i futbollistit ndodhet në Tiranë dhe i është nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com