Putin akuza Perëndimit: Ukraina është mbështetur nga…

Ukraina ka përdorur “metoda terroriste” me “mbështetje të drejtpërdrejtë” nga agjencitë e huaja të inteligjencës, tha presidenti rus Vladimir Putin.

Putin e bëri deklaratën të mërkurën teksa përshëndeti punonjësit e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë dhe Shërbimit të Inteligjencës.

“Ne jemi të vetëdijshëm se, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të agjencive të huaja të inteligjencës, regjimi i Kievit ka përdorur hapur metoda terroriste, duke u përfshirë, në fakt, në terrorizmin shtetëror”, pretendoi ai.

Sipas tij këto aktivitetepërfshijnë akte sabotimi në objektet civile, infrastrukturën e transportit dhe energjisë, si dhe sulme terroriste kundër përfaqësuesve të autoriteteve ruse dhe figurave publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *