Procesi i rindërtimit përplas Tabakun me Meten, akuza për keqmenaxhim. Pikëpyetje ngriti edhe Braçe

Ecuria e procesit të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, dhe më konkretisht vënia në dispozicion e 12 miliardë lekëve të tjera përplasi deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete. Nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Tabaku shtroi disa pyetje, të shoqëruara me akuza për keqmenaxhimin.

“Qeveria mori në konferencë 1.5 miliardë euro, sa kredi të butë ka marrë qeveria shqiptare për rindërtimin, sa borxh ka marrë, sa grante? Pse nuk materializoi asnjë nga premtimet e konferencës së donatorëve? Pse është kjo paaftësi për investimet publike? Pse nuk po zbatohet dhe programohen, si dhe të sjellë listën me investime publike.”

Pikëpyetje të ngjashme ngriti edhe socialisti Erion Braçe

“A janë ndërtuar ato pallate, shkolla kopshte. A janë ndërtuar ato çerdhe. Ku është procesi, a mund ta dimë?

Përgjigje për pyetjet dha ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

“Janë 890 milionë euro për rindërtimin, shpenzim që vendet e rajonit nuk e kanë pasur, i domosdoshëm për ndihmë te familjet e prekura. Të ardhurat kanë pësuar goditje nga faktorë të huaj, ishin projektuar të ardhurat në doganë me kurs tjetër dhe kanë impakt të drejtpërdrejtë.”

Por, pa kënaqur pritshmëritë e Tabakut.

“Mosdhënia e përgjigjeve tregon për nivel të lartë të korrupsionit në drejtim të procesit të rindërtimit.”

Ministria e Financave dhe Ekonomisë rishpërndau më herët 46 miliardë lekë, prej të cilave 12 miliardë shkuan për vijimin e procesit të rindërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com