Po hetohet për korrupsion/ Jep dorëheqjen kryeminsitri portugez, si u zbulua skandali…

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, ka dhënë dorëheqjen sot pas nisjes së një hetimi për korrupsion.

Hetimet po kryhen pas dyshimeve mbi parregullsitë të kryera nga administrata e tij në trajtimin e projekteve të minierave të litiumit dhe hidrogjenit në vend. Costa e njoftoi vendimin në një deklaratë televizive pas takimit me Presidentin Marcelo Rebelo de Sousa. Ai tha se e kishte një “ndërgjegje të pastër” dhe se ka besim të plotë te drejtësia.

“Detyrat e kryeministrit nuk janë në përputhje me asnjë dyshim për integritetin tim. Në këto rrethana unë i kam paraqitur dorëheqjen presidentit të republikës”, tha Costa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com