Arben Ahmetaj s’iu ndahet parave, kërkesë Gjykatës së Lartë për heqjen e sekuestrimit të pasurive

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kërkon lirimin e pasurive të sekuestruara. Nga arratia, Ahmetaj ka bërë kërkesë për të zhbllokuar pasurinë, në Gjykatën e Lartë.

Kjo lëvizje nga ana e Ahmetajt vjen në një kohë kur GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për ankimimin e bërë për pasurinë e sekuestruar.

Pavarësisht pretendimit të Ahmetajt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e GJKKO. Ndaj në këto kushte, Ahmetaj iu drejtua Gjykatës së Lartë.

Ish-zv.kryeministri është në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda që lidhen me aferat e inceneratorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *