Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, ka dhënë dorëheqjen sot pas nisjes së një hetimi për korrupsion.
Hetimet po kryhen pas dyshimeve mbi parregullsitë të kryera nga administrata e tij në trajtimin e projekteve të minierave të litiumit dhe hidrogjenit në vend. Costa e njoftoi vendimin në një deklaratë televizive pas takimit me Presidentin Marcelo Rebelo de Sousa. Ai tha se e kishte një “ndërgjegje të pastër” dhe se ka besim të plotë te drejtësia.
“Detyrat e kryeministrit nuk janë në përputhje me asnjë dyshim për integritetin tim. Në këto rrethana unë i kam paraqitur dorëheqjen presidentit të republikës”, tha Costa.