Vrasja e të moshuarve në rrethana misterioze në Dropull është zbardhur. Raportohet se për këtë ngjarje është arrestuar autori i dyshuar i krimit të dyfishtë.
Ai është Thoma M, 69 vjeç, bashkëfshatar me gjendje gjyqësore i dënuar më parë.
Mendohet se autori ka pirë kafe me çiftin para vrasjes dhe më pas i ka dhunuar për vdekje.
Çifti i të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, përkatësisht 84 dhe 88 vjeç u gjetën pajetë dhe me shenja dhune në banesën e tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit.
Kujtojmë se më 3 Maj, 10 persona u shoqëruan nga policia për këtë ngjarje, të cilët pasi kanë dhënë deklarimet e tyre u lanë të lirë.
Për zbardhjen e saj, grupi hetimor u rikthye sërish në banesën e të moshuarve aty ku u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup.
Për më tepër detaje, pritet deklarata zyrtare e policisë.
/a.r