PD kërkesë në Apel për “Vulën”, thirrje Rithemelimit: Pranoni publikisht se do ta pranoni vendimin

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, ka depozituar në Gjykatën e Apelit një kërkesë për nxitjen e shqyrtimit të çështjes që lidhet me vulën e kësaj partie.

Në fjalën e tij për gazetarët, Sefa tha se gjykata duhet të marrë një vendim i pa ndikuar nga asnjë faktor.

Ai shtoi se PD do të pranojë çdo vendim që do të merret nga gjykata, ndërsa bëri thirrje që edhe Rithemelimi të dalë publikisht dhe të deklarojë se vendimin e gjykatës do ta pranojë.

“I bëjmë thirrje nënkryetarit të Parlamentit që ligjshmëria përcaktohet nga rregullat. Drejtësia popullore proletare me numra e shifra ka në Kinë e Korenë e Veriut, janë politika putineske.

I bëj thirrje palëve të ndjekin rrugën ligjore që çështja të shqyrtohet në një kohë të shkurtër. Gjykata të mos ndikohet nga asnjë faktor.

Rithemelimi të thotë që çdo vendimmarrje e gjykatës do të respektohet. Një gjë të tillë e kemi bërë edhe ne. Dilni publikisht dhe thoni që do të pranoni vendimin”, tha ai për mediat.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *