Panik në ndeshjen Egnatia- Partizani/ Futbollisti rrëzohet pa ndjenja, dërgohet me urgjencë në spital

Momente paniku kanë qenë ato në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit. Në minutën e 25 të lojës, sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena u rrëzua në fushën e blertë pa ndjenja, duke sjellë frikë dhe ankth të lojtarët, stafet e dy ekipeve, por dhe të tifozëve.

Menjëherë, sulmuesi ka marrë ndihëm e mjekëve dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për një kurim më të specializuar.

Fill pas këtij momenti ndeshja u ndërpre, pasi lojtarët dhe stafet e dy ekipeve kërkuan konfirmim për gjendjen shëndetësore të Dwamuena-s.

Kujtojmë që sulmuesi ka pasur probleme me zemrën në të kaluarën, duke bërë që të mos luante në kampionate të ndryshme në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *