“Jeta ime është në dorë të Zotit”, gazetari tregon fjalët e futbollistit: Po nuk ndodhi një tragjedi, e kemi

Vdekja e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena, ka tronditur komunitetin e futbollit në Shqipëri. FSHF dhe Klubet kanë reaguar për ngjarjen e rëndë, duke shprehur ngushëllimet familjes.

Kryeredaktori i Panorama Sport, Jetmir Halilaj, ka treguar fjalët e futbollistit, i cili edhe pse ishte paralajmëruar nga mjekët të hiqte dorë nga futbolli, për shkak të problemeve me zemrën, sërish vijonte të dilte në fushën e blertë.

“Nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë, por më kanë befasuar aftësitë e tij. I befasuar që edhe pas 2 sinjaleve që kishte marrë për shëndetin e tij, ai vazhdonte dhe luante futboll. Kjo temë është trajtuar edhe në media. Këtu po nuk ndodhi një tragjedi e kemi të vështirë të reflektojmë dhe t’i paraprijmë gjërat. Futbollisti kishte marrë udhëzim që nuk duhet të luante futboll që prej vitit 2018. Ai vetë ka deklaruar se ‘jeta ime është në dorë të Zotit’. Ky nuk është rasti i parë që një futbollist ka pasur probleme me zemrën, një prej tyre ka qenë një futbollist i Laçit. Duhet një rregullore e qartë se kush duhet të luajë dhe kush jo. Nëse një sportist me këto indice thotë që jetë e tij është në dorë të Zotit, a mund t’i paraprihet kësaj?”, u shpreh gazetari Halialaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com