Në Prime-n e kaluar në Big Brother Vip Kosova, Linda Halimi hodhi akuza të rënda ndaj këngëtarit të njohur, Blero Muharremi. Ajo u shpreh se artisti sipas saj e ka ftuar në hotel dhe e ka ngacmuar gjatë kohës që ka qenë i martuar me Teuta Krasniqin.
Por këto akuza janë hedhur poshtë nga Blero, i cili tha se ishin vetëm shpifje nga ana e Lindës. Megjithatë ky debat është rihapur sërish prime-n e djeshëm ku dy këngëtarët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.
Blero Muharremi “kërcënoi” se këtë të premte, ose ai ose Linda do largohen nga shtëpia”.
“Kjo e tha një shpifje, rrenë të kulluar. E dimë të gjithë kush është Linda. Moralin mos e merr në gojë se ty nuk të takon”, ka thënë mes të tjerash Blero.