Pak ditë para se të hapet “Panairi i librit” në Tiranë, gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu ka rrëfyer për ndjekësit e tij dhe të gjithë shqiptarët se deri tani ka publikuar 16 libra gjatë 35 viteve karrierë profesionale të konsoliduar.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social “Instagram”, Fevziu thekson se ishin të shumtë ata që e kanë pyetur se cilët janë librat e tjerë të gazetarit, përveç librit të fundit “Takimet e mia me…”.
Karriera profesionale e gazetarit dhe moderatorit ka ecur paralel me afirmimin e këtij të fundit si një nga shkrimtarët më të mirë, i cili ka krijuar 16 libra që janë botuar në disa versione, prej të cilave ka shitur më mijëra kopje në 35 vite karrierë. Shumica e librave janë botuar në shtëpinë botuese UET PRESS.
Fevziu deklaron se deri tani janë shitur mbi 250 mijë kopje, ku libri më i shitur me mbi 80 mijë kopje është “Enver Hoxha”.
Deri tani kryevepra e Fevziut është përkthyer dhe botuar në mbi 7 gjuhë të huaja ku gjuhët e përzgjedhura për përkthim janë ato që dominojnë globin.
Jemi vetëm disa ditë larg “Panairit të librit” në Tiranë, të gjithë ata që e duan librin mund të njihen më titujt e rinj dhe të takojnë shkrimtarët e tyre të preferuar shqiptarë. Sado të angazhuar mos harroni të vizitoni panairin. /L.M/
Librat e botuar nga Blendi Fevziu në 35 vite karrierë
Libri “Enver Hoxha” i botuar në mbi 7 gjuhë
View this post on Instagram