Moti i keq godet Mbretërinë e Bashkuar, stuhitë Elin dhe Fergus sjellin shi të dendur

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda do të goditen nga erëra të forta dhe reshje të dendura shiu këtë fundjavë. Paralajmërimet janë lëshuar për pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar për përmbytje të mundshme dhe ndërprerje të transportit publik, pasi dy stuhi, Elin dhe Fergus pritet të godasin shumë zona. Stuhia Elin në Irlandë ka alarmuar sistemin e motit në vend, ku janë lëshuar paralajmërime dhe pritet që kushtet të përkqësohe.

Alarmet për shi të dendur janë gjithashtu në fuqi përgjatë një korridori të gjerë nga Derbyshire deri në Cumbria deri në orën 3 të mëngjesit të së dielës. Pjesë të mëdha të Skocisë dhe Irlandës së Veriut janë gjithashtu nën paralajmërime për shi për pjesën më të madhe të së shtunës.

33 paralajmërime të kuqe për përmbytje dhe 201 alarme më pak serioze për përmbytje janë gjithashtu në fuqi në të gjithë Anglinë. Stuhia e dytë me emrin Fergus shkon për në Irlandë dhe pritet të godasë të dielën pasdite. Parashikohen më shumë erëra shumë të forta, si dhe dallgëzime të mëdha në bregdet.

Reklamo ne TiranaWeb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *